• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Etihad”-i një mallkim, Reali nuk ka fituar kurrë në stadiumin e Sitit

11/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit do të bëjë sonte në mbrëmje në “Etihad” vizitën e radhës në Ligën e Kampioneve.reeee

Për të katërtin sezon radhazi, të dyja skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën në Evropë, këtë herë në play-off. Një përballje e pazakontë në këtë fazë të Ligës së Kampioneve për dy skuadrat që dështuan të kualifikoheshin mes tetë më të mirave. Madje me Sitin që siguroi kualifikimin në play-off në 90 minutat e fundit. Për Realin e Madridit “Etihad” i ka shkaktuar dhimbje, por i ka dhuruar dhe gëzime. Por ajo që mbetet pezull është mungesa e një fitoreje.

Në gjashtë vizitat e tyre në Champions League në fushën e “Qytetarëve”, Reali numëron tre humbje dhe tre barazime. Në fazën e grupeve të sezonit 2012-13, Reali i udhëhequr nga Murinjo, barazoi 1-1 në një duel ku Agguero shënoi për Sitin dhe Benzema iu përgjigj për Madridin. Përballja e dytë ishte në sezonin 2015-16, me Zinedin Zidanin në krye të Realit dhe Manuel Pelegrinin si trajner i Sitit. Në fund të 90 minutave një barazim i thatë pa gola. Humbja e parë e “merengues” në “Etihad” erdhi më 7 gusht 2020 në ndeshjen e 1/8 e finaleve me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë.

Siti i Pep Guardiolës fitoi 2-1, me golat e Sterling dhe Zhezus. Në sezonin 2021-22, të dyja skuadrat u takuan sërish, këtë herë në gjysmëfinale. Në ndeshjen e parë, Siti fitoi 4-3, me golat e De Bryjne, Gabriel Zhesus, Foden dhe Bernando Silva, ndërsa Benzema (2) dhe Vinicius shënuan për Realin.

Dy skuadrat u takuan përsëri në sezonin 2022-23, me një fitore historike 4-0 për Sitin në “Etihad”. Dueli i fundit mes Sitit dhe Madridit u zhvillua sezonin e kaluar në çerekfinale. Në ndeshjen e parë në “Bernabéu”, të dyja skuadrat nënshkruan një 3-3 spektakolar, ndërsa në ndeshjen e kthimit në “Etihad”, skuadra e Ançelotit u kualifikua me penallti pasi ndeshja përfundoi në barazim 1-1.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Simone Inzagi - mirëkupton acarimin e Fiorentinës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.