• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Eto’o: Ja si më bindi Mourinho të shkoja tek Inter-i

08/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-sulmuesi i Kamerunit Samuel Eto’o ka zbuluar lëvizjen gjeniale të Jose Mourinhos që e bindi atë të bashkohej me Interin në vitin 2009.

Sapo fitoi Triplete-n me Barcelonan, Eto’o befasoi tifozët e klubit katalanas pasi vendosi t’i bashkohej gjigantëve italianë.

Ish-sulmuesi i Kamerunit vazhdoi të fitojë një tjetër Triplete, duke ndihmuar Inter-in të fitojë Serinë A, Coppa Italia dhe Champions League. Ai u bë lojtari i parë që fitoi Triplete-n me dy klube të ndryshme.

Sipas Eto’o, trajnerit portugez iu desh vetëm një foto për ta bindur atë të merrte atë vendim të guximshëm për t’u transferuar në kampionatin italian.

“Mourinho më bindi në një mënyrë të thjeshtë”, tha Eto’o për Gazzetta dello Sport.

“Ai më dërgoi një foto të fanellës me numër 9 të Interit dhe më shkroi duke thënë: ‘Është e jotja, po të pret’.

“Më pas, Marco Materazzi më dërgoi një mesazh duke më thënë: ‘Nëse vjen tek Inter, ne do të fitojmë gjithçka’”.

“Një gjë e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë gjatë gjithë karrierës sime dhe ai mesazh kishte peshë të madhe në vendimin tim”.

Eto’o u bë një legjendë për zikaltrit përpara se më vonë të largohej për t’u bashkuar me klubin rus Anzhi Makhachkala në 2011-ën.

Next Post

Histori interesante: Ky ishte futbollisti shqiptar që u dakordua me Dinamo Zagreb si pasues i Modriqit, dikur quhej “Messi” shqiptar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.