Samuel Eto’o është në telashe dhe mund të përfundojë në burg: Kjo pasi Erika do Rosario Nieves, e njohur ligjërisht si vajza e ish-futbollistit të Interit, ka vendosur të nisë një betejë të re ligjore kundër babait të saj për të marrë një rishqyrtim të kompensimit për mbajtjen e saj.
Lajmi është bërë i ditur nga “Mundo Deportivo” ku thuhet se e reja, e cila do të merrte 1400 euro sipas përcaktimit të gjyqtarit, ka vendosur të padis të atin pasi nuk e konsideron të drejtë shumën.
Duket gjithashtu se shuma e rënë dakord nuk i është paguar kurrë të resë nga ana e kamerunasit.
Sipas ‘El Diario de Sevilla’ shuma që do të kontribuohet do të shkonte në 90 mijë euro. Në të kaluarën, futbollisti ka treguar bujari të madhe jashtë fushës. Në vitin 2021 ai i dhuroi Kamerunit 10 ambulanca në kohën kur vendi ishte kapluar nga koronavirusi.