• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Eto’o ofron dorëheqjen nga posti i presidentit të Federatës së Futbollit të Kamerunit

06/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit të Kamerunit ka refuzuar dorëheqjen e Samuel Eto’o nga posti i presidentit pas akuzave për sjellje të pahijshme dhe korrupsion.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit dha dorëheqjen e tij të hënën, vetëm pak ditë pas eliminimit zhgënjyese nga Kupa e Afrikës. Sipas “ESPN” , Eto’o ofroi largimin në një takim të komitetit ekzekutiv që u thirr për të vlerësuar fecurinë e dështuar të AFCON, ndërsa inkurajoi anëtarët e tjerë të federatës të bëjnë të njëjtën gjë me mirëbesim.

Por, Federata e Futbollit të Kamerunit ka informuar se është refuzuar dorëheqja e Eto’o-së.

“Në fund të diskutimeve, anëtarët e komitetit ekzekutiv vendosën të ruajnë mandatet e tyre aktuale dhe kështu refuzuan njëzëri dorëheqjen e presidentit duke rinovuar kështu besimin e tyre tek ai për të vazhduar me të njëjtën frymë rindërtimi dhe zhvillimi të futbollit të Kamerunit në të gjitha nivelet siç parashikohet në planin e tij të miratuar nga asambleja e përgjithshme zgjedhore e 11 dhjetorit 2021.“, thuhet në deklaratën e federatës.

Eto’o ka marrë mbështetje nga kolegët e tij, pavarësisht se është përballur me akuza serioze gjatë vitit të kaluar. Javën e kaluar, “The Athletic” pretendoi se kishte parë mesazhe dhe regjistrime audio në ËhatsApp që supozohej se mbështesnin një sërë akuzash, duke përfshirë rregullim ndeshjesh, abuzim me pushtetin, kërcënime fizike, nxitje të dhunës dhe përhapjen e informacionit të rremë në Kamerun.

FIFA ka marrë një dosje që përmban detaje të akuzave, e cila po hetohet edhe nga Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF).

Next Post

Real Madridi i “mallkuar”, e dënojnë 6 nga ish-lojtarët e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.