• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Etrit Berisha e fiton Kupën me Hacken, pret dy penallti dhe shënon një

29/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Etrit Berisha ka shkruar një tjetër kapitull të artë në karrierën e tij, duke i dhuruar skuadrës suedeze BK Häcken trofeun e katërt të Kupës së Suedisë në histori, pas një finaleje dramatike ndaj Malmö FF.

Finalja, e zhvilluar në stadiumin e Malmös dhe në një atmosferë të mbushur me tifozë vendas, përfundoi me rezultatin 0-0 pas 120 minutash lojë. Por ishte Berisha ai që u shndërrua në protagonistin absolut gjatë serisë së penalltive, duke pritur dy gjuajtje dhe duke realizuar vetë një tjetër, për t’i siguruar triumfin ekipit të tij me rezultatin 4-2.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kapiteni i Shqipërisë shkëlqen në një finale të Kupës së Suedisë. Në vitin 2011, kur ishte pjesë e Kalmarit, ai kishte bërë të njëjtën gjë pikërisht ndaj Malmös: kishte pritur dy penallti dhe kishte shënuar vetë nga pika e bardhë, duke udhëhequr ekipin drejt trofeut.

Pas rikthimit në kampionatin suedez vetëm dy muaj më parë, Berisha ka dëshmuar menjëherë vlerën e tij dhe eksperiencën vendimtare në ndeshje të mëdha.

Next Post

Ceferin: E parashikova këtë finale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.