• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, November 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Etrit Berisha synon rikthimin në Itali, merr shembull De Gean

19/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Etrit Berisha ka çuditur shumëkënd me zgjedhjen që ka bërë, duke u kthyer në radhët e Haken në futbollin suedez. Por portieri i Kombëtares shqiptare, ka shpjeguar për “SportItalia” se kishte marrë këtë vendim që të mos humbte një vit të plotë jashtë fushave të lojës.

“Kur erdha te Lacio, isha i lumtur si një fëmijë. Gjeta një skuadër  plot histori në Itali dhe Europë të cilën e ndiqja që kur kisha filluar të shihja futbollin, e pastaj shumë lojtarë të fortë dhe një tifozeri të madhe.

Cili portier më pëlqen në Serinë A? Do të thosha De Gea, pasi te Mançesteri nuk ka qenë asnjëherë i jashtëzakonshëm. Ndërsa në Itali u transformua në mënyrë të shkëlqyer. Pastaj një tjetër që më pëlqen është Karneseki, po bën një sezon të madh.

Kishte disa mundësi që të kthehesha në Itali, por për arsye të ndryshme nuk përfunduan me sukses. Pastaj për të mos humbur një vit të tërë, vendosa ta rifilloj në Suedi në këto muaj që kanë mbetur. Ne verë do të rivlerësojmë gjithçka, shpresoj të bëj rrugëtimin e De Geas”, tha duke qeshur portieri shqiptar,

Ai u ndal më pas te komenti mbi një futbollist të Kombëtares shqiptare që e njeh shumë mirë, Kristjan Asllanin. “Ai është një lojtar teknikisht shumë i fortë, kur luajmë te Shqipëria ia kaloj gjithmonë topin pasi ndjehem i sigurt me të, nuk fshihet dhe e kërkon gjithmonë. Po luan në një nga skuadrat më të forta në Europë, ndaj duhet të rritet çdo ditë. Ka gjithçka që duhet për t’u bërë një lojtar i madh”, tha Berisha.

Next Post

Malisheva - Llapi, ja formacionet zyrtare!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.