• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

EURO 2024/ Anglia grumbullohet dhe nis misionin përpara nisjes drejt Gjermanisë

31/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dyshja e Mançester Junajtidit, Herri Meguajër dhe Ljuk Shou, ishin në humor teksa u kapën duke buzëqeshur nga kamerat gjatë një seance stërvitore të Anglisë në “Darlington” të mërkurën. Dyshja e mbrojtjes ishte e dëmtuar dhe mungoi në suksesin e Kupës FA kundër Mançester Sitit të shtunën.

Angliaaaa

 

Megjithatë, ata u bashkuan me kampin e Anglisë në prag të Europianit. Të dy ata u bashkuan me shokët e tyre të kombëtares më herët nga sa pritej, pasi po përpiqen të provojnë kredencialet e tyre përpara “Euro 2024” dhe do kërkojnë që të konfirmojnë vendin e tyre në skuadrën finale prej 26 lojtarësh që trajneri Garet Sauthgejt do të dërgojë në Gjermani. I buzëqeshur u pa edhe Trent Aleksander-Arnold dhe Xhejms Medison gjatë seancës së parë stërvitore të “tre luanëve” përpara nisjes së Kampionatit Evropian të kësaj vere.

Djemtë e Sauthgejtit kanë për të luajtur një miqësore kundër Bosnjë Hercegovinës dhe Islandës përpara se fushata e tyre në Grupin C të nisë kundër Serbisë më 16 qershor. Mbrojtësi i majtë pësoi një pengesë në rikuperimin e tij pas një dëmtimi muskulor që e ka lënë jashtë fushës që nga mesi i muajit shkurt, ndërsa Meguajër ka qenë jashtë për një muaj për një problem të ngjashëm. Anglia zakonisht stërvitet në qendrën kombëtare stërvitore “St George’s Park”, por “Darlington” është më afër stadiumit “St James’ Park”, shtëpia e Njukasëllit dhe stadiumi i miqësores së parë nga dy që Anglia do të luajë përpara nisjes së turneut në Gjermani. Lojtarët e Mançester Sitit dhe Mançester Junajtidit u përjashtuan nga seancat e hershme stërvitore për shkak të angazhimit të tyre në finalen e Kupës FA në “Uembli” më 25 maj, por shumë shpejt do t’i bashkohen grupit të Sauthgejtit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.