Friday, 17. April 2026
Futboll Bota

Euro 2024: Gaboi në ndeshjet e grupeve, UEFA çon në shtëpi gjyqtarin holandez

GS 29/06/2024 1 Min. Lesezeit

Përfundon më herët aventura e gjyqtarit Danny Makkelie në Euro 2024. Arbitri holandez është informuar nga UEFA se nuk do të gjykojë më asnjë ndeshje në fazën finale të Kampionatit Evropian. Arsyeja? Polemikat e shumta kundër tij pas dy ndeshjeve të arbitruara në fazën e grupeve, Gjermani-Hungari dhe Itali-Kroaci.

Në ndeshjen e Italisë, arbitri kishte caktuar 8 minuta kohë shtesë në fund të ndeshjes, duke lejuar efektivisht skuadrën e Spallettit të shënonte golin e barazimit në minutën e 98-të me Zaccagni. Një vendim që nuk i ka pëlqyer Kroacisë.

Polemika të tjera erdhën nga Hungaria, me trajnerin Marco Rossi që e përcaktoi Makkelie si “njeriu më i keq në fushë” në fund të ndeshjes kundër Gjermanisë: ishte goli i shënuar nga Gundogan që ngjalli diskutime. Përveç arbitrit, aventurën e tyre në Euro 2024 do ta përfundojnë edhe dy ndihmësit Hessel Steegstra dhe Jan de Vries.

Teilen: