• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Euro 2024/ Incidentet nga tifozët në ndeshjen Shqipëri-Spanjë, UEFA gjobit FSHF-në me 86.500 euro

28/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA vendosi të gjobisë për herë të tretë Federatën Shqiptare të Futbollit me vlerën 86,500 euro për incidentet e ndodhura në ndeshjen e raundit të tretë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” kundër Spanjës, që u luajt mbrëmjen e së hënës në stadiumin e Dyseldorfit.

Ky penalizim financiar ka ardhur edhe këtë herë nga problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët kanë hedhur objekte në fushën e lojës, kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, kanë ndezur flakadanë gjatë ndeshjes, por edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

  • Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,500 euro për ndezjen e flakadanëve.
  • Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
  • Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 45,000 euro për hedhjen e sendeve.
  • Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,000 euro për pushtimin e fushës.

Kjo është gjoba e tretë që UEFA i vendos FSHF-së, teksa është gjobitur edhe në dy ndeshjet e raundeve të para në Europian, ndaj Italisë (37,375 euro) dhe Kroacisë (47.500 euro), po për të njëjtat arsye. /FSHF

Next Post

UEFA shkruan për rekordet e thyera në fazën e grupeve, Nedim Bajrami është i pari

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.