• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Euro 2024/ Kombëtarja rikthehet në Shqipëri, stërvitet në prag të duelit me Poloninë

08/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar menjëherë nga Praga për në Tiranë pas ndeshjes me Republikën Çeke, që përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Kuqezinjtë kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në Shqipëri dhe në orët e pasdites ka zbarkuar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit për të zhvilluar seancën e radhës stërvitore.

Departamenti i Komunikimit bën me dije se mesfushori Qazim Laçi nuk do të mund të rikuperohet për ndeshjen e të dielës ndaj polakëve dhe për këtë arsye stafi i ka dhënë leje që të rikthehet në shtëpi. Edhe mesfushori Keidi Bare nuk është stërvitur rregullisht me skuadrën për shkak të një problemi shëndetësor, por që pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen.

Stafi teknik e ka ndarë grupin në dy pjesë, teksa lojtarët që u aktivizuan titullarë bënë më shumë një stërvitje të lehtë dhe pa top, si edhe pak punë në palestër. Ndërsa lojtarët që ishin në stol dhe ata që u aktivizuan për pak minuta bënë një seancë të plotë mes palestrës dhe ushtrimeve me top.

Atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe të gjithë janë të karikuar për të marrë një rezultat pozitiv në një nga duelet më vendimtare të grupit tonë. Shqipëri-Poloni, sfida e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, do të luhet ditën e diel, 10 shtator, dhe nisë në ora 20:45. /FSHF

Next Post

LIVE GJEORGJI-SPANJË/ Iberikët të pamëshirshëm, Morata shënon tripletë (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.