• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Euro 2024/ Kryebashkiaku i qytetit belg mbyll kufirin me Francën gjatë ndeshjes së dy vendeve

29/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Ky është qyteti i Verwick që i përket Belgjikës dhe lidhet me një urë me Verwick Sud që është francez.

Të hënën, më 1 korrik, Belgjika dhe Franca do të kryqëzojnë shpatat në Dusseldorf me një vend në çerekfinale të Euro 2024 në lojë.

Francezët u kualifikuan të parët nga grupi i tyre, belgët të dytët. Sigurisht që beteja mes dy vendeve, me rastin e ndeshjes, ka nisur herët.

Kryebashkiaku i qytetit Wervik , i cili ka 18 mijë banorë dhe ndodhet në Flanders Perëndimore, vendosi të mbyllë urën, në të cilën ndodhet një pikë kufitare me Francën dhe qytetin Wervik Sood, që i përket.

Jurco Cassier. Kryebashkiaku i  Wervik, e shpalli vendimin pas një mbledhjeje të këshillit të qytetit dhe shpjegoi: “Francezët janë më shovinistë se ne. Ne e dimë nga përvoja jonë se pas një fitoreje francezëve u pëlqen të provokojnë “belgët e vegjël” dhe t’i ngacmojnë nga makinat e tyre. Ata vijnë këtu me makinat e tyre dhe vozisin në të gjithë qytetin, duke brohoritur, duke dalë dhe duke kërcyer në rrugë. Ne duam ta shmangim atë dhe të mos provokojmë banorët të bëjnë marrëzira”.

Është vendosur që ura do të mbyllet për makinat nga ora 17:00 e së hënës, pak para fillimit të ndeshjes së Euro 2024 mes Belgjikës dhe Francës dhe do të rihapet në orën 6 të mëngjesit të së martës.

Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe gjatë ndeshjes Francë-Belgjikë për Kupën e Botës 2018. Më pas francezët fituan 1-0!

Next Post

“Ylli” italian në qendër të vëmendjes, “shtatlarti” i prapavijës në “radarët” e Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.