• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

EURO 2024/ “Legjionarët” kërkojnë triumfin historik, Gjermania e Zvicra gati për sfidat e dyta në Grupin A

19/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Nisi me një mbrëmje spektakolare dhe pritet që i gjithë turneu të jetë i tillë. Kampionati Evropan i futbollit çeli siparin, mbrëmjen e së premtes, që sapo lamë pas, me “Pancerat” gjermanë, organizator të këtij eventi, që siguruan një fitore të madhe me pesë gola, duke argëtuar tifozat anë e mbanë botës dhe argëtimi do të vazhdojë sërish këtë të shtunë, kësaj here me tre sfida spektakolare.

Kështu, në orën 15:00 vjen sfida më e rëndësishme, për një popull të tërë, me “Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë, që do të zbresin në “ferrin” e “Volksparkstadion”, aty ku përballë do të kenë “Të Zjarrtët” e Kroacisë, në një përballje historike, ku padyshim një rezultat i madh do të në jepte pikët e duhura, për të tentuar të krijojmë një histori “Hirusheje”, në Euro 2024.

Në orën 18:00, “Pancerat” gjermanë, organizatorë të këtij kompeticioni do të kërkojnë fitoren e dytë të Grupit A, ku në “MHP Arena”, të Shtutgartit do të tentojnë atë fitoren e madhe të sfidësn hapëse të këtij kompeticioni, mirëpo kësaj here përballe do të ketë Hungarinë, si të rezistojë, por edhe të surprizojë kundërsharët.

Në fund të ditës vjen edhe sfida e dytë, e xhiros së dytë për Grupin A, me “Helvetët” e Zvicrës që pas fitores ndaj Hungarisë do të kërkojnë fitorejn fitoren e radhës, ndaj përfaqësueses skoceze. Në letër pritet një përballje e lehtë, mirëpo, deri në këtë pikë, ky Kampionat Evropian na ka treguar se jo gjithmonë favoritët janë fitues. /i.m /abcnews.al

Ndeshjet e së mërkurës:

Grupi A

Ora 18:00, “MHP Arena”

Gjermani – Hungari

Ora 21:00, “RheinEnergieStadion”

Skoci – Zvicër

Grupi B

Ora 15:00, “Volksparkstadion”

Kroaci – Shqipëri

Next Post

VIDEOLAJM/ ‘Mora fjalë’, tifozët kuqezi pushtojnë rrugët e Hamburgut para ndeshjes me Kroacinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.