Saturday, 16. May 2026
Sport

EURO 2024/ Mitiku “Wembly” pret supersfidën Angli-Itali, ja duelet e mbrëmjes së sotme

GS 17/10/2023 1 Min. Lesezeit

Fushata kualifikuese e Europianit “Gjermani 2024” luan sot sfidat e fundit të muajit tetor, ku pritet spektakël.

euro-2024

Në orën 20:45, mitiku “Wembly” mirëpret finalen e Europianit të kaluar mes Anglisë dhe Italisë. “Tre Luanët” kërkojnë hakmarrjen për atë finale të humbur përpara dy viteve, teksa “axurrët” kërkojnë një fitore për kualifikimin. Po në Grupin C luhet dhe dueli mes Maltës e Ukrainës.

Në Grupin G luhet sfida direkte mes Serbisë dhe Malit të Zi, me të dyja skuadrat që do tentojnë fitoren për kualifikimin. Teksa po në këtë grup tre pikët do t’i kërkojë dhe Hungaria në transfertën me Lituaninë në mënyrë që të presë zyrtarisht biletën për në Berlin.

Grupi H vazhdon të jetë më i luftuari me katër skuadra që janë ende në garë. Finlanda pret Kazakistanin, Sllovenia luan në transfertë me Irlandën e Veriut, teksa Danimarka ka një sfidë të lehtë jashtë fushe me San Marinon.

NDESHJET:

GRUPI C

ANGLI – ITALI 20:45

MALTË – UKRAINË 20:45

GRUPI G

SERBI – MALI I ZI 20:45

LITUANI – HUNGARI 20:45

GRUPI H

FINALND – KAZAKISTAN 18:00

IRLANDË E VERIUT – SLLOVENI 20:45

SAN MARINO – DANIMARKË 20:45

PANORAMASPORT.AL

Teilen: