• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“EURO 2024” pa VAR? Beteja ligjore tenton të trembë UEFA-n

25/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Euro 2024” në Gjermani pa VAR në lidhje me pozicionin jashtë loje? Perspektiva është e largët, por për momentin, nuk mund të përjashtohet plotësisht: gjithçka do të varet nga vendimi që do të marrin gjykatësit e Hamburgut në lidhje me një kërkesë nga kompania holandeze “Ballinno”, e cila pretendon se UEFA ka kopjuar teknologjinë prej saj për të vlerësuar pozicionin jashtë loje.gffh

Seanca e parë u caktua për datën 3 qershor, vetëm njëmbëdhjetë ditë përpara nisjes së Europianit. Në këtë rast, dëmi do të ishte evident: një kthim prapa në nivelin teknologjik dhe rreziku i polemikave për situatat milimetrike. Gjithçka filloi një vit më parë, kur “Ballinno” filloi të përgatiste ankesën kundër UEFA-s për të demonstruar se si 13 vite më parë kompanisë holandeze i ishte dhënë një patentë për një metodë dhe një sistem për identifikimin e një situate jashtë loje.

Ankesa, megjithatë, u paraqit vetëm më 18 prill, duke ngritur dyshime se koha ishte zgjedhur e tillë për të vënë në rrezik organizimin e “Euro 2024”. Një zëdhënës i tha “The Sun” se UEFA nuk është aspak e shqetësuar edhe për faktin sepse patenta i referohet një çipi të futur në top, i cili menjëherë zbulon pozicionin e parregullt kur goditet, duke komunikuar drejtpërdrejt me kufjen e arbitrit. Prandaj, nuk ka të bëjë me gjurmimin e linjave të pozicionit jashtë loje me të cilat jemi mësuar, duke nënkuptuar se bëhet fjalë për dy teknologji të ndryshme.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Drita - Malisheva, formacionet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.