Euro 2024 tashmë njeh zyrtarisht të katër çiftet çerekfinaliste që vazhdojnë rrugëtimin e mëtejshëm për fitoren e turneut. Do të jenë duele të ethshme, të cilat të premten dhe të shtunën pritet të garantojnë spektakël për të gjithë sportdashësit.
Sfidat nisin këtë të premte me ndeshjet mes Spanjës dhe Gjermanisë si dhe Portugalisë me Francën, të cilat edhe mund të cilësohen si finale të parakohshëm të turneut pasi vënë përballë njëra-tjetrës ekipe me shumë pretendime.
Ndëkrohë, të shtunën luhet fillimisht sfida Angli-Zvicër dhe më pas ajo mes Holandës dhe Turqisë, që pritet të garantojë rivalitet dhe spektakël duke parë formën që po kalojnë skuadrat.
ÇEREKFINALET
05/07 Spanjë – Gjermani ora 18:00
05/07 Portugali – Francë ora 21:00
06/07 Angli – Zvicër ora 18:00
06/07 Holandë – Turqi ora 21:00
PANORAMASPORT.AL