• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

EURO 2024/ Sinjale pozitive nga “Kuqezinjtë”, Sylvinho: Mora përgjigjet e duhur, djemtë janë të karikuar

03/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte një nisje fantastike e kësaj mini-faze përgatitore. Kombëtarja e Shqipërisë ka shkëlqyer në miqësoren e parë të qershorit, duke mundur me rezultatin e thellë 3 me 0 dhe me një lojë të shpejtë e dominuese, përfaqësuesen e Lihtenshtejnit, kundërshtar ky që rezultoi të ishte tepër i dobët për Kombëtaren tonë.

Pas kësaj fitoreje, nuk kishte si të mungonte edhe një koment nga tekniku Sylvinho, i cili u shfaq mjaft i kënaqur me atë që “Kuqezinjtë” bënë në miqësoren ndaj modestëve të Lihtenshtejnit, teksa për mediat u shpreh se mori përgjigjet e duhura nga futbollistët e tij. /i.m /abcnews.al

Komenti i plotë i teknikut Sylvinho:

A morët përgjigjet që prisnit nga futbollistët në këtë test të parë?

Sigurisht që po. Ata janë të karikuar dhe po punojnë shumë. Sot kanë bërë shumë mirë të gjithë. Kanë bërë një punë shumë të mirë.

Si është gjendja e Brojës dhe Asanit, që kanë luajtur pak muajt e fundit me ekipin e tyre?

Të gjithë që kanë ardhur këtu, janë të përgatitur dhe gati për të luajtur në Europian. Jo vetëm Broja dhe Asani, por edhe të tjerë nuk kanë luajtur shumë. Një ndër ta ishte Ajeti, që nuk luante prej tre muajsh, por sot qëndroi në fushë 60 minuta. Sot donim t’u jepnim më shumë minuta lojtarëve që kanë luajtur më pak këto kohë.

Preferoni më shumë cilësinë e Gjasulës dhe Arbër Hoxhës, apo kilometrat e Seferit dhe Ramadanit?

Ne kemi qenë me dy grupe të ndryshme dhe në njërin prej tyre ishin lojtarë që kanë ardhur më vonë si Seferi, Ramadani, Gjimshiti e Abrashi, ndaj edhe i lamë pushim. Pjesa tjetër e grupit ka punuar rregullisht dhe sot kishim mundësi t’i shihnim në aksion.

Next Post

EURO 2024/ Anglia fiton thellë ndaj Bosnjes, Gjermania “ngec” në testin e parë ndaj Ukrainës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.