Futbolli italian kryeson në Kampionatin Evropian dhe thyen një rekord të ri. Këtë herë nuk bëhet fjalë për gola të shënuar, asistime apo veprime të paharrueshme, por duhet të shikoni trajnerët e ekipeve kombëtare që ende konkurrojnë në Euro 2024 për ta kuptuar. Katër trajnerë italianë kanë kaluar me ekipet e tyre në fazën e eliminimit direkt, një rekord absolut.
Luciano Spalletti me Italinë, Vincenzo Montella me Turqinë, Francesco Calzona me Sllovakinë dhe Domenico Tedesco me Belgjikën vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Kampionatin Europian.
Një rekord që e bën futbollin italian krenar, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Gjermania dhe Argjentina në Botërorin 2014 në Brazil dhe sërish nga kjo e fundit në kompeticionin e mëparshëm të Kupës së Botës në Afrikën e Jugut në 2010, me nga 3 trajnerë.