Tuesday, 3. March 2026
Sport

“Euro 2025” në RTSH/ Pas Giulia Gwinn, Gjermania humb edhe Sarai Linder

GS 21/07/2025 1 Min. Lesezeit

Gjermania ka humbur një tjetër lojtare me vlerë për ndeshjen me Spanjën. Dyluftimi me Marie-Antoinette Katoto i ka kushtuar shumë Sarai Linder, e cila ka dëmtuar kaviljen e majtë. Mbrojtësja e Wolfsburg u mundua që të qëndronte në fushë, por më pas u dorëzua duke kërkuar zëvendësim në minutën e 20’.

Mbrëmja magjike e Bazelit tashmë është arkivuar dhe Gjermania është fokusuar në takimin e radhës kur të mërkurën do të ndeshen me Spanjën për një vend në finalen e madhe. Në këtë sfidë Gjermania do të ketë probleme sa i përket formacionit pasi si Gwinn dhe Linder janë të dëmtuara.

Teilen: