• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Euro 2025 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shqipëri, sot niset drejt Estonisë

29/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e vajzave mbylli pasditen e sotme përgatitjet në Shqipëri për ndeshjen ndaj Estonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Zvicër 2025’.

Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, vajzat kuqezi u stërvitën në kompleksin ‘Tropikal’ në Durrës. Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se e gjithë skuadra është në formë mjaft të mirë fizike dhe gëzon shëndet të plotë.

Në stërvitjen e pasdites së sotme, trajneri Grima dhe stafi kuqezi provuan me skuadrën disa vendosje në fushën e lojës dhe duke u përgatitur dhe vlerësuar në mënyrë maksimale takimin ndaj Estonisë, që do të luhet në Tallin, më 31 maj në ora 17:00 (CET).

Kjo ndeshje, por edhe sfida ndaj Luksemburgut (4 qershor, ora 18:00, ‘Elbasan Arena’) janë shumë të rëndësishme për objektivin e Kombëtares shqiptare, që synon kalimin në fazën play-off të kualifikueseve të Kampionatit Europian ‘Zvicër 2025’. Aktualisht, Kombëtarja shqiptare renditet në vendin e dytë në grup, me 3 pikë të grumbulluara, po aq sa Luksemburgu. /FSHF

Next Post

Rrahmani e Krasniqi ftohen nga Kosova

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.