Shumë tifozë të “tre luanëve” kanë reaguar të zemëruar në rrjetet sociale pasi mësuan se federata angleze thuhet se ka kërkuar që “Wembley” të presë të gjitha ndeshjet e kombëtares së tyre në “Euro 2028”.
Oferta britanike me pesë shtete: Anglinë, Uellsin, Skocinë, Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës, u pranua nga UEFA këtë javë si organizatore e turneut të vitit 2028. Turneu do të luhet në 6 stadiume në të gjithë Anglinë, “Wembley”, “Villa Park”, “St James’ Park”, “Etihad”, shtëpinë e re në ndërtim të Evertonit dhe stadiumin e Totenhemit, “Tottenham Hotspur”.
Por skuadra e Sauthgejtit ka shansin për t’i luajtur të gjitha ndeshjet e tyre në “Wembley”. Edhe vendet e tjera do të lobojnë në UEFA për t’i luajtur ndeshjet e tyre në stadiumet e tyre kombëtare, duke supozuar se ata do të kualifikohen. Por tifozët e Anglisë e kanë kritikuar propozimin. Një tifoz shkruante: “Sa e mërzitshme është kjo!” Një i dytë shtonte: “Kjo është krejtësisht e gabuar. Unë do të preferoja që të udhëtonim në të gjithë vendin”.
Një tifoz i tretë shkruante: “Pra, ata presin që tifozët e Anglisë të udhëtojnë në Londër?” Ndërsa një tjetër shkonte edhe më larg: “”Absolutisht e turpshme”. Në Angli do të luhen 28 nga 51 ndeshjet e turneut, duke përfshirë të dyja gjysmëfinalet dhe finalen në “Wembley”.
PANORAMASPORT.AL