Sunday, 12. April 2026
Sport

“Euro 2028”, “Wembley” stadiumi i finales së madhe, ceremonia e hapjes do të mbahet në Kardif

GS 13/11/2025 1 Min. Lesezeit

“Euro 2028” nis në Uells dhe mbyllet në Angli. Eventi më i madh futbollistik i Europës në 2028-ën ka zbuluar ditën e sotme vendet ku do të luhen takimet më të rëndësishme.

Kështu Europiani, i cili do të organizohet nga Anglia, Uellsi, Skocia dhe Irlanda dhe që të do të luhet mes 24 skuadrash, të cilat do të zhvillojnë 51 takime, nis më 9 qershor në Kardif dhe do të mbyllet me 9 korrik në “Wembley”.

Sa i përket impaktit ekonomik që do të ketë organizimi i këtij eventi në Angli, Uells, Skoci dhe Irlandë mendohet se do të gjenerojë rreth 3.6 miliardë stërlina. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës do të investojnë të gjitha së bashku rreth 740 milionë stërlina.

Teilen: