• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Euro U-17 për vajza/ Kombëtarja nis sot grumbullimin, trajnerja Lulaj fton 20 lojtare

13/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja U-17 e vajzave nis sot grumbullimin dhe përgatitjet për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026 për këtë grupmoshë.

Trajnerja Cyme Lulaj ka zbardhur sot edhe listën me 20 emrat e vajzave kuqezi që do të përfaqësojnë Kombëtaren në sfidat kundër Izraelit, Greqisë dhe Estonisë.

Skuadra do të nisë sot përgatitjet në Durrës dhe më 17 tetor do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Greqisë në “Elbasan Arena” në ora 14:00.

Në të njëjtin stadium dhe orë do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera.

Takimi i dytë do të luhet kundër Estonisë më 20 tetor dhe tre ditë më vonë kuqezezat do të luajnë ndeshjen e tretë kundër Izraelit.

Sakaq, edhe ndeshjet e tjera të grupit do të luhen po në Shqipëri.

Shqipëria U-17 që drejtohet nga trajnerja Cyme Lulaj është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë vendin e parë të grupit, për t’u ngjitur në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues të Europianit të vajzave për këtë grupmoshë.

Ndeshjet e raundit të parë të UEFA Women’s Under-17

Greqi vs Shqipëri

17 tetor, 14:00, Elbasan Arena

Estoni vs Shqipëri

20 tetor, 14:00, Elbasan Arena

Shqipëri vs Izraeli

23 tetor, 14:00, Elbasan Arena

Image

Next Post

Sonte Kosova kërkon fitoren kundër Suedisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.