• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

EURO U-17/ Shqipëria luan ndeshjen e fundit kundër Ishujve Faroe, Holanda përballet me Kroacinë

14/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja U-17 luan nesër ndeshjen e tretë dhe të fundit të raundit të parë kualifikues të Europianit “Shqipëri 2025“.

Në stadiumin “Egnatia Arena“, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco do të luajnë përballë përfaqësueses së Ishujve Faroe.

Një barazim dhe një humbje, ky është bilanci i deritanishëm i kuqezinjve të vegjël, që nesër do të luajnë për të marrë një rezultat pozitiv. Takimi është programuar të luhet në ora 13:30. Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët e kombëtares të mbështesin skuadrën në stadiumin “Egnatia Arena”

Në po të njëjtën orë do të luhet edhe takimi tjetër i grupit të 3, Holandë – Kroaci. Kjo ndeshje do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit“, që ashtu sikurse “Egnatia Arena“ do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë tifozët.

Këto janë edhe ndeshjet e fundit të këtij grupi që do të luhen në Shqipëri. Të gjitha takimet e këtij raundi janë organizuar nga FSHF nën mbikëqyrjen e UEFA-s.

Next Post

Java e 3-të e kampionatit të vajzave/ Vllaznia mund Gramshin, fitojnë edhe Apolonia, Partizani e Tirana

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.