Sezoni futbollistik 2025-2026 ka qenë pozitiv për arbitrat shqiptarë, të cilëve u janë besuar ndeshje në kompeticionet më të rëndësishme europiane.
I radhës është Europiani i futbollit i moshave deri në 17-vjeç ku do të jenë protagonistë dy arbitra kuqezi. Për turneun, i cili do të mbahet në Estoni më 25 maj–7 qershor, janë grumbulluar Florian Lata dhe Mario Shazivari.
Lata është mes shtatë arbitrave kryesorë që do të gjykojnë ndeshjet. Shqiptari është grumbulluar së bashku me Konstandínos Fellás (Qip), Aléxandros Tsakalídis (Gre), Oğuzhan Çakır (Tur), Asker Najafaliyev (Uzb) dhe Thomas Gary Oëen (Uell).
Ndërsa Shazivari është në listën e tetë asistentëve së bashku me
Iraklís Komodrómos (Qip), Michaíl Papadákis (Gre), Aleksandras Stepanovas (Lit), Nikola Borović (Serb), Furkan Ürün (Tur),Ruslan Serazitdinov (Uzb), Leëiss Ross Edëards (Uell).
Sa i përket arbitrave të katërt UEFA ka grumbulluar Márton Rúsz (Hun) dhe Vlatko Ilioski (M. e Ver.). A.V.