• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Euro U16 në volejboll për vajza: Erika Jakic, një shqiptare në radhët e përfaqësueses së Italisë

01/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Thirrja për Ekipin Kombëtar të Volejbollit U-16 të Italisë mbërriti për 14 atletete që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të kësaj kategorie, të planifikuar nga 2 deri më 13 korrik në Shqipëri dhe Kosovë. Nuk kishte si të mungonte një ftesë dhe në familjen shqiptare Jakic(Adrian dhe Ela, prindër të tre vajzave, Allegra, Erika dhe Ambra), të vendosur prej vitesh në Ravenna, për vajzën e tyre të dytë, Erika, dhe kjo nuk është hera e parë.

E lindur në vitin 2010, e orientuar drejt volejbollit dhe për shkak të dëshirës dhe fizikut të saj, por dhe mbështetjes pa kushte të prindërve, e tani është një nga lojtarët më të rëndësishme të përfaqësueses italiane të kësaj grupmoshe.

“Pasioni im për volejbollin filloi kur isha rreth 8 vjeç, – është shprehur Erika në një intervistë të mëparshme të dhënë në mediat italiane. – Një ditë mamaja ime erdhi të më merrte nga shkolla dhe pa që disa vajza po stërviteshin në palestër. Kështu që ajo menjëherë i kërkoi informacion trajnerit dhe një javë më vonë fillova volejbollin”.

E ndërsa arritjet individuale dhe ekipore nuk kanë munguar, ajo qëndron me këmbë në tokë: “E di që ka ende shumë rrugë për të bërë, por sigurisht që do të jap më të mirën time në gjithçka”.

Lojtaret e grumbulluara: Chiara Bianchin (Top Volley Verona); Matilde Borello (In Volley Chieri – Cambiano); Valeria Citelli, Erika Jakic (Sc. Pall. Anderlini); Nicole Crotta, Sofia Saltarel (Imoco Volley); Ester Fioretti (Viscontini Volley); Seyna Maura Gaye, Alice Pettiti (Volleyro’ Casal de Pazzi); Sofia Martinengo (Volley Academy Wekondor); Kaila Simeonov (Volley Piacenza); Anna Giulia Sonego, Beatrice Zannese (Chions Fiume Volley); Hillary Uwadiae (Volley Bergamo 1991).

Ndërkohë, aventura e Erikës me shoqet e saj do të nisë të mërkurën(ora 20:00) kundër Lituanisë në Tiranë.

Dy “azzurre” në një familje

Ngjyra e kaltër brenda shtëpisë Jakic nuk përfaqësohet vetëm nga Erika. Në fakt, e para që bëri hapin e madh ishte vajza e madhe, Allegra. E lindur në vitin 2007, i është përkushtuar gjimnastikës ritmike që kur ishte pesë vjeç. Një rritje e vazhdueshme, falë punës shumë të palodhur që kërkon kjo disiplinëm e shpërblyer me një vend në përfaqësuese.

Prindërit, Adriani dhe Elvira, shqiptarë që jetojnë në Itali për më shumë se njëzet vjet, janë krenarë për karrierën e vajzave të tyre dhe i ndjekin ato kudo së bashku me motrën e tyre të vogël, Ambrën, një atlete e ardhshme dhe tifozja e tyre numër një.

Next Post

Interi dhe Galatasaray ende larg për Calha-n, dalin në skenë dy ekipe angleze

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.