• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Euro U19 për femra, Shqipëria e nis ndaj Malit të Zi

22/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria U19 për femra do të luajë ndeshjet e raundit të dytë të Europianit 2025 për këtë kategori në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Ky raund do të zhvillohet në vendin tonë në datat 18, 21 dhe 24 shkurt nën organizimin e FSHF-së.

Vajzat kuqezi janë pjesë e grupit B4, së bashku me Azerbajxhanin, Irlandën e Veriut dhe Malin e Zi. Tashmë janë përcaktuar edhe përballjet e Shqipërisë në këtë raund.

Skuadra e drejtuar nga trajnerja Luçije Gjini do ta nisë fushatën ndaj Malit të Zi më 18 shkurt. Në po të njëjtën ditë do të luhet edhe ndeshja Irlandë e Veriut – Azerbajxhan. Tre ditë më vonë, Shqipëria do të përballet me Azerbajxhanin, ndërsa Irlanda e Veriut do të luajë ndaj Malit të Zi.

Ndeshja e fundit e Shqipërisë është ajo ndaj Irlandës së Veriut më 21 shkurt, teksa nga ana tjetër do të zhvillohet ndeshja Azerbajxhan – Mal i Zi.

Ky raund është shumë i rëndësishëm për skuadrën kuqezi që do të kërkojë vendin e parë dhe ngjitjen në Ligën A gjatë kësaj fushate. Në raundin e parë, Shqipëria u rendit e dyta në grup dhe vetëm për shkak të golavarazhit nuk siguroi dot kalimin në Ligën A.

Ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian 2025 për femra:

Mal i Zi – Shqipëri, 18 shkurt 2025

Irlandë e Veriut – Azerbajxhan, 18 shkurt 2025

Shqipëri – Azerbajxhan, 21 shkurt 2025

Irlandë e Veriut – Mal i Zi, 21 shkurt 2025

Shqipëri – Irlandë e Veriut, 24 shkurt 2025

Azerbajxhan – Mal i Zi, 24 shkurt 2025

Next Post

Mbyllet stinori vjeshtor në Superligë, kjo është renditja e plotë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.