• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Euro U19 për vajza në RTSH: Spanja e Portugalia i bashkohen Francës dhe Italisë në gjysmëfinale

21/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja dhe Portugalia i bashkohen Francës dhe Italisë në gjysmëfinale të Euro U19 për vajza, që po zhvillohet në Poloni dhe vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Në gjysmëfinale, që do të luhen më 24 qershor, Franca do të përballet me Portugalinë, ndërsa Spanja me Italinë.

Në ndeshjet e grupit B, Spanja ka arritur të marrë një fitore 1-0 në limite përballë Anglisë. Në një sfidë emocionuese dhe me raste për të dyja skuadrat gjithçka është vendosur nga kapitenia e spanjolleve, Librán 90’+6. Kjo është gjysmëfinalja e dhjetë për spanjollet, ndërsa është në kërkim për një titull të shtatë.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Portugalia ka arritur një fitore 2-0 përballë Holandës, me golat e shënuar nga Marta Gago 59′(p), Dária Kaminska 71′.

Spanja mban vendin e parë në grup me 6 pikë, po 6 pikë ka dhe Portugalia por ndryshimin e bën ndeshja direkte(spanjollet kanë fituar 2-0). Në vendin e tretë është Anglia me 3 pikë, ndërsa Holanda në vendin e fundit po me 3 pikë.

Në grupin A, Franca është kualifikuar si e para e grupit me pikë të plota, 9 pikë, ndjekur nga Italia me 4 pikë.  

Next Post

Real Madridi publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Pachucan – bie në sy mungesa e Mbappes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.