• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

EURO U19 për vajza, trajneri Krepi: Ekipi i mobilizuar, synojmë maksimumin në këto kualifikuese

24/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria U-19 për vajza është gati për ndeshjet kualifikuese të turit të parë të Euro 2024. Synimi është ngjitja në Ligën A dhe në prag të duelit të parë me Lituaninë ka folur trajneri Kreshnik Krepi. Për mediat ai ka theksuar se gjendja ekipit është e mirë dhe se janë të kënaqur nga angazhimi i vajzave.

“Normalisht që gjendja e skuadrës është shumë e mirë. Me të vërtetë janë tre seanca stërvitore, por kemi bërë edhe dy grumbullime të tjera që na kanë ndihmuar shumë për të arritur edhe të selektojmë pjesën e grupit që është pjesëmarrës në këto eliminatore, ashtu sikurse edhe për të rikuperuar gjendjen fizike dhe disiplinën tekniko-taktike.

Ne pretendojmë që, në raport me kundërshtarët që kemi, të bëjmë një paraqitje shumë të mirë, që e kemi treguar shumë në sezonin e fundit. Kemi shumë kontigjent të re, brezi ka ndryshuar. Pretendojmë të marrim maksimumin e mundshëm, sidomos në ndeshjen e parë ndaj Lituanisë”, u shpreh fillimisht trajneri Krepi.

Në lidhje me pritshmëritë në këto kualifikueset, trajneri i Shqipërisë U19 deklaroi: “Duke parë mobilizimin e vajzave në stërvitje, ne të gjithë si staf jemi shumë të kënaqur. Shpresojmë që të paktën në dy ndeshjet e para të marrim maksimumin e pikëve. Pse jo edhe në ndeshjen e fundit, kundër vendit organizues, që është Zvicra, të bëjmë një paraqitje sa më të mirë”.

Shqipëria U-19 për vajza është pjesë e grupit 1 në Ligën B të kualifikueseve të “Euro 2024”. Në grup me vajzat kuqezi janë Lituania, Qipro dhe Zvicra. /FSHF

Raundi i parë i kualifikueseve të Euro 2024: 

Lituani – Shqipëri                             25.10.2023, ora 18:00
Shqipëri-Qipro                                  28.10.2023, ora 19:00
Shqipëri-Zvicër                                  31.10.2023, ora 13:00

Next Post

FC Malisheva e prezanton drejtorin e ri sportiv

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.