Friday, 6. March 2026
Sport

“EURO U21”/ Një shqiptar gjen rrugën e rrjetës! Triumfon Anglia dhe Zvicra, zhgënjen Gjermania. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

GS 22/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar të treja sfidat e pasdites të vlefshme për “Euro U21”.

FzPtUz5XoAEhDnh

Anglia U21 ka mposhtur në transfertë Çekinë U21 me rezultatin 2-0. Sfida u zhbllokua nga Ramsej në minutën e 47′ ndërsa në të 90’+4 Roue vulosi sfidën. Kështu anglezët marrin një fitore të vlefshme me 3 pikë.

Edhe Zvicra U21 ka fituar në tranfertë ndaj Norvegjisë U21. Të parët që kaluan në avantazh ishin norvegjezët dhe më pas “helvetët” përmbysën shifrat, duke i dërguar në 2-1. Sfida u zhbllokua fillimisht nga Norvegjia teksa Zvicvra shënoi më pas dy gola të shpejtë. Fitorja u vulos nga futbollisti me origjinë shqiptare, Kastriot Imeri.

Nga ana tjetër Gjermania U21 dhe Izraeli U21 kanë ndarë pikët teksa sfida është mbyllur me rezultatin 1-1.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: