• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Eurobasket 2025: Gjermania finalistja e parë, mposht bindshëm Finlandën e Maxhunit

12/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Gjermanisë në basketboll, është finalistja e parë e kampionatit evropian, Eurobasket 2025, që sivjet po mbahet në Qipro, Finlandë, Poloni e Letoni.

Në gjysmëfinale, kampionia aktuale e botës, e mposhti Finlandën e Edon Maxhunit, me rezultat 98:86, duke qenë në avantazh të lartë gjatë gjithë ndeshjes. Vendimtare ishte periudha e dytë, kur Gjermania, me Denis Schroder dhe e Franz Wagner, arritën epërsi prej 14 pikëve, 61-47.
Finlanda u afrua deri në minus 6 pikë gjatë periudhës së tretë, por në etapën e fundit, gjermanët rikthyen epërsinë e lartë duke e rritur atë deri në plus 15 pikë.

Schroder me 26 pikë e 12 asistime dhe Wagner me 22 pikë e 5 kërcime ishin më të dalluarit në fitoren e Gjermanisë.

Maxhuni i realizoi 9 pikë dhe 2 asistime në këtë ndeshje derisa ai ishte basketbollisti më efektiv te Finlanda nga largësia, duke e ndihmuar kombëtaren të arrij sukses historik, në Eurobasket.

Gjermania e pret sonte kundërshtarin në finale, në ndeshjen ndërmjet Turqisë e Greqisë, derisa Finlanda do të luaj për medalje të bronztë, me humbësin nga gjysmëfinalja e dytë.

Next Post

Kategoria e Parë në RTSH: Kukësi barazon me Lushnjën, Wilson i përgjigjet Cankës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.