Monday, 25. May 2026
Sport

EuroLeague në RTSH/ Olympiacos “feston” triumfin duke i shtuar ekipit një tjetër yll, Jean Montero transferohet në Pire

GS 25/05/2026 1 Min. Lesezeit

Olympiacos sapo fitoi EuroLeague, por tashmë ka një arsye tjetër për të festuar. Klubi nga Pireu ka siguruar shërbimet e lojtarit më të kërkuar në tregun e transferimeve. Jean Monteron ka lënë Valencia Basket dhe duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të mbrojë ngjyrat bardhe e kuqe.

Klubi i vëllezërve Angelopoulos nuk ka heziatuar të forcojë ekipin për sezonin e ardhshëm dhe do të paguajë klauzolën organizatorit nga Republika Domenikane.

Sipas Sergio Llebrés, i cili raportoi i pari këtë marrëveshje, klauzola ishte një milion euro gjatë sezonit ndërsa tani në fund të saj reduktohet 50%. 22-vjeçari, i cili mesatarisht ka shënuar 14.4 pikë për ndeshje, do të firmosë një kontratë 3-vjeçare.

Teilen: