Tuesday, 12. May 2026
Sport

Euroleague në RTSH/ Valencia Basket sfidon Panathinaikos-in për “Final Four”, shpall “non grata” miliarderin grek Giannakopoulos

GS 12/05/2026 2 Min. Lesezeit

Për Valencia Basket takimi i radhës do të jetë historik pasi në rast të një fitoreje do të siguronte për herë të parë pjesëmarrjen në ”Final Four” të Euroleague, të cilat do të mbahen ne Athinë.

Siç dihet sfida e pestë me Panathinaikos, e cila do të luhet në “Roig Arena“ dhe do të transmetohet ekskluzivisht për publikun shqiptar në RTSH Sport HD, vlen një vend mes katër më të mirave të sezonit. Katër duelet e para mes dy skuadrave kanë qenë të barabarta dhe të shoqëruara me episode të pakëndshme.

Në finalen e dytë presidenti i ekipit grek Dimitris Giannakopoulos është dënuar nga Euroleague me një gjobë prej 10,000 mijë eurosh dhe një pezullim prej tri ndeshjesh pasi i bëri presion dhe ofendoi arbitrat.

Ky vendim i Euroleague duket se nuk do të respektohet nga miliarderi grek, i cili ka paralajmëruar se do të udhëtojë me skuadrën drejtë Valencias. Ai madje ka thënë se klubi pritës duhet që të apelojë pranë Euroleague që të ngrijë pezullimin pasi kërkon që të jetë në sallën e sporti. Por një kërkesë e tillë nuk ka gjetur mirëkuptimin e skuadrës spanjolle, e cila ka bërë me dije ditën e sotme se Dimitris Giannakopoulos nuk është i mirëpritur në “Roig Arena”.

Teilen: