• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Euroliga në RTSH: Efes fiton në frymën e fundit

18/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Java e katërt e Euroliges u mbyll me një supersfidë teksa Efes mundi në Stamboll, Olimpiakosin me rezultatin 91-89 , një ndeshje e cila u zgjidh me aksionet e fundit. Për 37 minuta Olimpiakos kishte avantazhin që fillimisht ishte deri në 15 pikë në periodën e parë. Por në periodën e dytë, me një sulm stratosferik duke shënuar 30 pikë, arritën që ta ulnin diferencën deri në 1 pikë .

Në periodën e tretë, Olimpiakos u rizgjua fale Fornier që e mbylli me 20 pikë. Perioda e katërt, e ekuilibruar, por do të vinte pikërisht fundi kur mbeteshin dhe 3 minuta kur Efes do merrte avantazhin e parë. Në fund Olimpiakos humbi 3 herë rresht topin me pasime të gabuara dhe Efes, edhe pse në panik e sipër, mundi ta mbronte avantazhin e brishtë.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Shane Larkin, i cili shënoi 24 pikë duke përfshirë 4 trepikësha si dhe me një organizim të mirë të lojës duke i dhënë shtysë skuadrës turke në këtë fitore. E veçantë ishte se në këtë ndeshje albitroi gjyqtari shqiptar, Gentian Cici si dhe në parket për Efes ishte dhe shqiptari tjetër, Erxhan Osmani.

Efes me këtë fitore ngjitet në vend të 10-të, ndërsa Olimpiakos bie në vend të 8-të. Me këtë ndeshje u mbyll dhe kjo javë maratonë në RTSH teksa nisi të martën e për 4 ditë rresht Euroliga ishte e pranishme çdo mbremje me eliten e basketbollit.

 

 

Next Post

Dortmundi nuk lejon befasi nga St. Pauli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.