• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Euroliga në RTSH, Fenerbahçe mposht Barcelonën

21/03/2024
in Basketball
Share on FacebookShare on Twitter

Veprimtaria më prestigjioze e basketbollit kontinental të klubeve për meshkuj, Euroliga, vijon sezonin e saj të rregullt dhe përgjatë kësaj jave po luhen së bashku dy javë të saj, ajo e 30-ta dhe ajo e 31-të. Dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë deri të premten për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport takimet më të spikatura.

Ato kanë nisur të martën me duelin më të spikatur të javës së 30-të, atë midis Anadollu Efesit dhe Olimpiakosit, që u fitua nga turqit 83-72, ndërsa të mërkurën ka ardhur një tjetër sfidë që u luajt po në Stamboll, ajo midis Fenerbahçes dhe Barcelonës.

Kjo ndeshje ka parë skuadrën turke të mbizotërojë dhe është ajo që e fiton 10-minutëshin e parë me plot pikë epërsi, 23-11. Madje skuadra vendase do të vazhdojë të mbizotërojë edhe në 10-minutëshin e dytë, duke e fituar edhe atë, 23-14, dhe duke bërë që të dy ekipet të shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave me një epërsi prej plot 21 pikësh, me shifrat 46-25.

Megjithëse Barcelona do të dalë një skuadër më e vendosur nga dhomat e zhveshjeve, teksa e ka fituar bindshëm 10-minutëshin e 3-të, 32-16, është Fenerbahçe që vazhdon të kryesojë pas një gjysmë ore lojë me 5 pikë epërsi, 62-57. Dhe skuadra turke nuk lëshon, duke e fituar 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit 26-17 dhe gjithë ndeshjen 88-74. Të enjten Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë një tjetër sfidë. 

Next Post

Barcelona, Cubarsi: Jam duke përjetuar ëndrrën më të madhe, Puyol dhe Pique janë idhujt e mi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.