Saturday, 14. March 2026
Sport

Euroliga në RTSH: Fenerbahçe ndalet në Beograd

GS 14/03/2026 2 Min. Lesezeit

Fenerbahçe, kryesuese e renditjes në Euroligë është ndalur në Beograd nga Crvena Zvezda 79-73, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të. Takimi nisi me vendasit në avantazh falë një trysnie të madhe edhe nga tifozët. Por shume shpejt Fenerbahçe do të permbyste me trepikëshat e Kolson teksa shifrat shënonin 15-19.

Në përgjithësi ndeshja kishte shume faulla dhe lojë të ashpër në mbrotje, kjo bëri që të shënoheshin pak pikë në pjesën e parë. Fenerbahce tentonte me vetëm Balduin, Horton Tucker dhe Kolson por ashtu siç deklaroi edhe trajneri i skuadrës turke Jasikevicius, mbrotja e Zvezdës po i shtynte gjithmonë e më shumë jashtë zone dheFenerbahçe nuk kishte asnjë veprimtari brenda në zonë.

Zvezda luajti më tepër me kundërsulme me McIntire dhe Butler. Pjesa e parë perfundoi 33-42 . Perioda e tretë, vihet re një uri më e madhe e vendasve, të cilët e permbysin pasi shënojnë 28 pikë në 10 minuta kundrej 14 të Fenerbahçes.

Nga -9 kalojnë në +5 dhe gjithçka në favorin e tyre. Por Fenerbahçe nuk kishte ngritur ende flamurin e bardhe dhe falë trepikëshave të Biberovic dhe koshave të Jantunen arrin edhe një herë ta përmbysë kur shifrat shënonin 63-67.

Që nga ky moment nis shoë i Nwora, Butler dhe Moneke tek Zvezda të cilët e rikthejnë avantazhin për ta deri në 9 pikë. Në fund dy gabime nga Biberovic i kushtojnë Fenerbahçes dhe gjithçka mbyllet me fitoren e Zvezdës, që ngjitet në vend të 5-të, ndërsa Fenerbahçe qëndron në krye me 2 fitore më tepër nga ndjekësi më i afërt Olimpiakos me të cilin do të përballet të martën.

Teilen: