• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Euroliga në RTSH: Hapoel Tel Aviv ruan kreun

21/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Hapoel Tel Aviv vijon të ruajë kryesimin e renditjes pas fitores me Milanon me rezultatin 83-105. Ndeshja u zhvillua në Unipol Arena të Milanos dhe gjithçka nisi e ekuilibruar por Hapoeli ishte më konkret në sulmet që ndërtonte.

Milano provon rotacionin dhe duket se gjithçka funksionoi më mirë me lojtarët që erdhën nga stoli, sidomos me argjentinasin Leo Bolmaro që i dha avantazhin deri në 5 pikë italianëve. Perioda e parë mbyllet 25-25 dhe si për inerci loja e mirë e Milanos vijon edhe në periodën e dytë.

Por ritmin e shpejtë italianët e humbën pak nga pak dhe e gjitha erdhi prej Hapoelit që kërkoi më shumë sulme graduale. Perioda e dytë mbyllet 45-49 në favor të Hapoel.

Nis perioda e tretë dhe Milano është me shumë entuziazëm por nxitohet në 7 sulmet e para dhe nuk shënon asnjë pikë. Kjo lejon që Hapoeli të krijojë një parcial 12-0 dhe të shkëputet me dy shifra.

Sërish Etore Mesina, trajneri i Milanos i beson lojtarëve të stolit si në periodën e parë, por magjia nuk ndodh sërish. Hapoel e mban avantazhin me 15 ose 18 pikë deri sa në mesin e periodës së katërt Milano dorëzohet plotësisht kur shifrat shënonin 70-90.

Në minutat e fundit që ishin thjesht formale, të dy skuadrat aktivizuan djemtë e rinj e si rrjedhojë vjen fitorja e Hapoelit pa asnjë rezistencë nga Milano. Me këtë fitore, Hapoeli ruan kreun me 9 fitore dhe 3 humbje, ndërsa Milano zbret në vend të 10.

Next Post

FIFA fshin posterin e Kupës së Botës pas reagimeve të ashpra nga tifozët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.