Java e tretë e Euroligës është hapur me një derbi të veçantë. Makabi i Tel Avivit mundi Hapoelin e Tel Avivit 103-90 në takimin që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH.
Ndeshja nisi me një avantazh minimal nga Hapoel që shumë shpejt u përmbys nga Makabi duke arritur deri në 8 pikë diferencë. Por nuk do të zgjaste shumë pasi skuadra e Hapoelit tregoi forcë dhe një rotacion me shumë lojtarë duke e mbajtur skuadrën të freskët.
Perioda e dytë sërish vijoi me disa ndryshime udheheqjesh ku për Makabin dallohej loja e Walker, ndërsa për Hapoelin, Jones dhe Bleknei, por pa e futur plotësisht në lojë organizatorin e tyre, Vasilje Micic. Perioda e dyte mbyllet e barabartë 45- 45.
Në pushim trajneri i Hapoelit, Dimitris Itudhis shfaqet i shqetësuar për mbrotjen e skuadrës së tij. Në fakt që në momentin kur shifrat shënonin 63-57 për Hapoelin, Makabi nis një parcial 12-2 që përmbys gjithçka.
Perioda e katërt nis me 3 trepikësha rresht të Doëtin të Makabit dhe avantazhi thellohet. E veçantë është se në 4 minuta Hapoeli jo vetëm që nuk shënon, por në disa aksione rresht gabon në pasime e faulla dhe kjo ja asfalton fitoren Makabit duke e mbajtur stabël avantazhin me mbi 10 pikë deri në fund.
Me një Walker me 20 pikë dhe me realizimin me thuajse 60% në gjuajtet për tri pikë, Makabi fiton dhe dominon në këtë derbi që tregoi nivel mjaft të lartë.