Java e 30-të në Euroligë nisi me një fitore dramatike të Milanos ndaj Barcelonës me rezultatin 87-84. Takimi u zhvillua ne Allianz Cloud, një ndër sallat e shfrytëzuara në Lojërat Olimpike Dimërore të trasmetuara në ekranin e RTSH.
Në fillim të ndeshjes të dy skuadrat menduan më tepër për sulmin se sa për mbrojtjen. Barcelona duke u rreshtuar me mbrojtje zone, i dha hapësirë Milanos që të shënonte për 3 pikë disa herë dhe ta mbyllte periodën e parë në avantazh 24-17 si dhe 100% e saktë në gjuajtet për 3 pikë.
Në periodën e dytë Milano vijon me të njëjtin ritëm në sulm, ndërsa Barcelona, edhe pse tenton më shumë, nuk ka saktësi. Pjesa e parë mbyllet 46-34 dhe në pushim, Xavi Paskual, trajneri katalan shprehet se gjithçka është priskologjike për skuadrën e tij.
“Të gjuash e mos të shënosh, të bën që të humbasësh besimin”, deklaroi Pascual. Në periodën e tretë, Barcelona dorëzohet totalisht, Milano e fiton si 10 minutësh 32-17 dhe avantazhi maksimalisht arrin në 27 pikë.
Perioda e katërt duhej të ishte thjesht formale, por Barcelona arrin një parcial 15-2 në fillim dhe koshi i parë për Milanon vjen pas 5 minutave. Kjo i jep shtysë Barcelonës dhe çuditërisht arrijnë ta ulin deri në 2 pikë diferencën nga -27 që ishin pak minuta më parë.
Satoranski shënon 2 trepikësha në sekondat e fundit dhe rezultati arrin në 86-84. 2 sekonda lojë dhe 2 gjuajte të lira për Shilds, i cili shënon vetëm një. Me topin e zotëruar nga Shengelia, gjeorgjani tenton nga mesi fushës por nuk shënon dhe mbyllet 87-84. Me këtë fitore, Milano qëndron në vend të 12-të dhe Barcelona në vend të 8-të.