Olimpiakos ka zhvilluar një javë perfekte në Euroligë teksa dy ditë më parë mundi Realin e Madridit dhe pas 48 oresh po në Pire mundi edhe Barcelonën 95-74. Ndeshja nisi me një ekuilibër të fortë por Barcelona fillimisht e kishte udhëheqjen e takimit me vetëm 4 pikë. Më tej Olimpiakos, me futjen nga stoli të McKissic bëri që me një parcial 8-0 ta përmbyste.
Në periodën e dytë helenët mbrojnë më mirë dhe e detyrojnë skuadrën katalanase të shënojë vetëm 17 pikë. Nis shkëputja e Olimpiakos teksa arrin deri në 15 pikë avantazh në periodën e tretë ku gjejnë në formë shumë të mirë Fornier dhe Vezenkov.
Por sekreti më i madh është mbrojtja pasi Barcelona shënoi vetëm 14 pikë në periodën e tretë dhe nuk hyn asnjëherë në lojë me organizatorin 20 vjeçar Nunez. Si rrjedhojë, asnjë nga yjet amerikanë të katalanasve nuk ja dalin të shfaqin lojën e tyre.
Në periodën e katërt spanjollëve, Penarroja i vë në dukje në pushim se skuadra nuk ka disiplinë. Sado që përpiqen pas këtij fjalimi, Barcelona nuk e shmang dot turpërimin në Pire pasi diferenca fillimisht shkon në 20 pikë e më tej deri në 25 pikë maksimalisht për ta mbyllur me +21 pikë diferencë. Me këtë fitore Olimpiakos ngjitet në vend të 8 me 4 fitore dhe 3 humbje ndërsa Barcelona dorëzon vendin e parë pasi ngjitet Zalgiris dhe katalanasit në vend të 2-të me 5-2.