Parisi mbylli një javë efektive mbi të gjitha në debutimin e trajnerit të ri 27 vjeçar, Julus Thomas me 2 fitore në dy ndeshje, me Virtus Bolonjën të martën dhe me Milanon të enjten në mbrëmje. Ndaj skuadrës së Armanit fituan 103-93 , një ndeshje e fortë por dhe e bukur për tifozët, me ritëm dhe me një numër të lartë koshash të shënuar sidomos në pjesën e parë.
Në fakt, Parisi e nisi mjaft mirë me një shkëputje që në fillim falë koshave të Hifit por dhe të pjesës tjetër të skuadrës që përdorën çdo pikë në fushë për të shënuar duke nisur nga kundërsulmet falë pasimeve gabim të Milanos.
Kjo bëri që avantazhi dyshifrorë të vinte që në minutat e para. Milano u përpoq të shtonte ritmin, por sa më shumë mundohej të luante shpejt aq më shumë gabonte dhe sa hap e mbyll syt, Parisi arrin në 27 pikë avantazh.
Dukej se gjithçka kishte marrë fund pa nisur ende pasi Parisi shënoi 64 pikë në 20 minutat e para. Por në pjesën e dytë Milano ndryshon totalisht dhe shënon 35 pikë në periodën e tretë dhe arrin të futet në lojë duke e ulur në 11 pikë diferencën.
Me tej me një tjetër parcial arrin ta ulë deri në 1 pikë kur shifrat shënonin 88-87 ne favor të francezëve. Sërish Hifi nis të marrë përsipër dhe me një parcial 10-0 francezët arrijnë të rikthejnë sigurinë në radhët e tyre.
Hifi e mbylli me 25 pikë, ndërsa trajneri i Milanos, Bepe Poeta ndoshta gaboi tek zëvendësimi në 5 minutat e fundit për lojtarin më me përvojë që ka në skuadër, pikërisht Guduric. Me këtë fitore Parisi qëndron në vend të 16-të, ndërsa Milano bie në vend të 13-të.