• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Euroliga në RTSH: Parisi mundet edhe në Beograd

11/01/2025
in Basketball
Share on FacebookShare on Twitter

Crvena Zvezda ka fituar ndaj Parisit 85-69 në javën e 20-të të Euroligës falë një periode të katërt shumë të mirë për vendasit. Atmosfera e zjarrtë në Beograd nuk ndikoi në minutat e para për francezët, të cilët morën avantazhin fillestar me 10 pikë në periodën e parë. Por sa më shumë kalonin minutat, Zvezda futej në lojë dhe arriti ta barazonte në fund të periodës së dytë 39-39.

Në periodën e tretë ka shume faulla gjë që ndikon direkt në ritmin e si rrjedhojë në lojën e Parisit që kerkon zakonisht të luajë shpejt. Do të vijë avantazhi i parë i Zvezdës 45-43 dhe më pas perioda e tretë do të mbyllet me 5 pikë avantazh, 57-52.

Në periodën e katërt Zvezda nis të shënojë trepikësha me Nedovic dhe Cannan duke krijuar shkëputjen pak nga pak në mbi 10 pikë dhe maksimalisht arrin në +18 pikë. Për Parisin nuk funksionon më sulmi dhe dorëzohet në Beograd ku ndoshta në pjesën e dytë vërtet ndikoi atmosfera e tifozëve.

Gjuajtjet e lira treguan që nuk ishin të qetë në fund e si rrjedhojë marrin humbjen e 5 radhazi dhe zbresin në vend të 6-të. Ndërkohë që Zvezda me fitoren e 4 rresht ngjitet në vend të 5.

Next Post

‘Aspirinat’ zhvillojnë një pjesë të parë perfekte, Dortmundi ‘bie’ në shtëpi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.