Valencia ka fituar ndaj Real Madrid 89-76 , një sukses që në letër dukej i pamundur në bazë të buxheteve dhe emrave në secilën skuadër. Por skuadra vendase luajti me shumë kurajo, mbështetur dhe nga një publik i zjarrtë në pallatin e ri të sportit Roig Arena ku të pranishëm ishin 16 mijë sportdashës.
Ndeshja nisi e ekuilibruar me diferenca minimale përballë njëra tjetrës. Avantazhi i fundit i madrilenëve ishte deri kur kaluan 29-30 e më tej sapo e rimori udhëheqjen, skuadra portokalli nuk e ktheu më kokën pas.
Në periodën e dytë u luajt shumë shpejt dhe me pak tension të nxitur edhe nga stoli madrilen. Për Valencian funksionoi mirë si sulmi i shpejtë ashtu edhe gjuajta e saktë për tri pikë. Ndërsa Reali deri diku e kufizoi Valencian me rreshtimin zonal në mbrojtje, sulmi nuk ishte në lartësinë e duhur.
Në periodën e tretë u futën në lojë faullat dhe ritmi ra, si periodë u mbyll 22-22 por prej kësaj ashpërsie në mbrotje u ngarkuan lojtarët kryesorë si Tavarez që qëndroi gjatë më tej në stol.
Në periodën e katërt, Valencia e shtoi edhe më shumë ritmin dhe saktësinë në gjuajtet nga distanca dhe arriti për herë të parë në një avantazh me dy shifra. Që aty Reali nuk arriti dot më ti afrohej dhe tashmë i drejtohet ndeshjes së të enjtes në shtëpi me Panathinaikos me një humbje që peshon. Pas kësaj fitoreje Valencia ngjitet në vend të 6-të, ndërsa Reali zbret në vend të 10-të.


