• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Euroliga në RTSH: Reali thellon krizën

15/11/2024
in Basketball
Share on FacebookShare on Twitter

Anadolu Efes fitoi ndaj Real Madrid 64-74 duke konfirmua krizën që skuadra spanjolle po kalon që prej fillimit të këtij sezoni. Me një mungesë të rëndësishme si Xhanan Musa, Reali e nisi shumë dobët në periodën e parë duke shënuar vetëm 6 pikë në 10 minuta, ndërkohë që vjen dhe shkëputja e parë e Efes me 15 pikë avantazh.

Në periodën e dytë Reali nuk ka asnjë përgjigje për skuadrën nga Stambolli dhe diferenca arrin deri në 27 pikë. Perioda e tretë nis me një ndryshim në lojë për spanjollët, teksa nisin të shenojnë rresht Gabriel Deck, Campazzo dhe Hezonja. Diferenca ulet deri në 9 pikë, por për Los Blancos vijon problemi në saktësinë e gjuajtjeve.

Perioda e katërt, me shumë vrull nga të dy krahët por dhe me tension dhe faulla teknik. Reali i Madridit arrin ta ulë deri në 1 pikë kur shifrat shënonin 62-63 por nuk mundën dot ta barazonin e aq më pak ta kapërcenin skuadren turke që i mbijeton kështu në Madrid një përmbysje rekordesh nga -27 pikë diferencë.

Në fund Reali numëron vetëm 5 trepikësha nga 34 tentativa dhe e veçanta ishte se në këtë ndeshje spanjollët më shumë gjuajtën për tri pikë se sa për dy. Me këtë fitore Efes ngjitet në vend të 9-të, ndërsa Real Madrid qëndron në vend të 11-të .

 

 

 

 

Next Post

Ndër më të mirët e planetit, “gjigantët” e Premier League vihen pas “yllit” gjerman

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.