Java e 31-të e Euroligës nisi me ndeshjen e vetme të programuar në mremjen e të merkurës ku Partizani i Beogradit fitoi përballë Virtus Bologna në Virtus Arena me rezultatin 82-88.
Ndeshja nisi me avantazhin e shpejtë të Partizanit 2-13 falë disa koshave rresht të Carlik Jones. Menjëherë Virtus nis të rikuperojë dhe ti afrohet barazimit. Por Partizani bën një periodë të parë shumë të mirë ku shënon 29 pikë për 10 minuta me një realizim në gjuajtet për tri pikë me 80% saktësi.
Në periodën e dytë Virtus ndryshon disi mbrojtjen dhe trepikëshi i Partizanit kthehet në normalitet ku fillimisht bie në 67% dhe si periodë mbyllet 23-23 dhe diferenca prej katër pikësh mbyll krej pjesën e parë.
Në periodën e tretë vjen dhe përmbysja provizore e italianëve por perveç Hacket dhe Pajola të dëmtuar më parë në këtë takim dëmtohet dhe një tjetër organizator pikërisht Vildoza. Si rrjedhojë Dusko Ivanovic bën një rotacion më të kufizuar dhe e barazon disa herë duke e mbajtur ndeshjen të hapur për Bologna-n.
Në periodën e katërt në një moment të caktuar jo vetëm Ferrari 20 vjeç, por debuton edhe Baioki 18 vjeç për Virtus, ndërsa në krahun tjetër, nervozizmi i Bruno Fernandos i kushton pasi del me 5 personale merr faull teknik ai dhe trajneri dhe rezultati barazohet në 70-70.
Më tej me një parcial 8-0 Partizani rimerr nën kontroll ndeshjen. Që prej periodës së parë nuk kishte qenë asnjëherë në avantazh dy shifror dhe në 2 minutat e fundit ja del të kalojë deri në 11 pikë avantazh dhe më pas nuk ka më histori. Me këtë humbje Virtus Bologna bie në vend të 15-të, ndërsa Partizani qëndron në vend të 17-të.