Kanë përfunduar takimet e fundit për playoffin në Europa dhe Conference League. Në Europa League, Bologna ka fituar edhe në ndeshjen e kthimit, po 1-0 ndaj Brann, falë golit të Joao Mario në pjesën e dytë. Italianët kualifikohen më tej me rezultatin e përgjithshëm 2-0.
Celta Vigo fiton po ashtu ka fituar edhe në ndeshjen e dytë ndaj PAOK dhe kualifikohet në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Nottingham është mundur 1-2 nga Fenerbahce, por falë fitores 0-3 në ndeshjen e parë, anglezët kalojnë më tutje. Surpriza e mbrëmjes vjen nga Belgjika, aty ku Dinamo Zagreb i ka kthyer “reston” Genk dhe ka fituar 1-3, i njëjti rezultat i ndeshjes së parë, por në favor të belgëve. Ndeshja shkon në shtesë. Arbër Hoxha nuk ishte fare i grumbulluar për takimin e sotëm.
Në Conference League, AZ Alkmaar fitoi 4-0 në shtëpi ndaj Noah, armenët kishin fituar 1-0 në ndeshjen e parë. Holandezët kalojnë në raundin tjetër.
Ndryshe nga sa pritej, Crystal Palace ka vuajtur edhe në ndeshjen e kthimit ndaj boshnjakëve të Zrinjski dhe duke fituar 2-0, ndeshja e parë përfundoi në barazim 1-1. Crystal Palace kalon më tutje.
Sigma Olomouc ka fituar 1-2 ndaj Lausanne dhe kualifikohet për më tej, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1. Lech Poznan fiton edhe në ndeshjen e kthimit 1-0 ndaj finlandezëve të KuPs dhe kualifikohet në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 3-0.