Freiburg është ekipi i parë që siguron biletën për në gjysmëfinale. Ekipi i Bundesligës ka fituar edhe në ndeshjen e kthimit 1-3 ndaj spanjollëve të Celta Vigo.
Gjermanët shkojnë në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 6-1, pasi në shtëpi fituan 3-0 një javë më parë. Përsa i përket takimit të sotëm, golat u shënuan nga Igor Matanovic dhe dopietë e japonezit Yuito Suzuki. Në orën 21:00 luhen çerekfinalet e tjera: Aston Villa-Bologna, Betis-Braga dhe Nottingham-Porto.
Shakhtar Donetsk është gjysmëfinalisti i parë në Conference League. Ukrainasit eliminuan holandezët e AZ Alkmaar. Takimi i parë përfundoi 3-0 për Shakhtar, takimi i kthimit u mbyll në barazim 2-2. Në orën 21:00 luhen çerekfinalet e tjera: AEK-Rayo Vallecano, Fiorentina-Crystal Palace dhe Strasbourg-Mainz.