Sot në mbrëmje RTSH 1 HD dhe RTSH Sport HD për sportdashësit në vend transmeton takimin mes Aston Villa-s dhe Bologna-s. Në Birmingham ekipi vendas i Aston Villa-s do të tentojë që të japë një impuls të ri këtij sezoni të nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.
Skuadra e drejtuar nga Emeri këtë sezon është kopja e shëmtuar e ekipit që zhvilloi një sezon mjaft të mirë vitin e kaluar. Problemet në fushë, ekipi i “Villa Park” në pesë ndeshjet e zhvilluara në Premier League numëron vetëm dy barazime dhe tri humbje, janë reflektuar edhe në shoqëri pasi klubi ka vendosur që të shkarkojë nga detyra e drejtorit sportiv të një personazhi si Ramón Rodríguez Verdejo, i cili njihet për afrimitetin me trrajnerin.
Nga ana tjetër edhe Bologna ka treguar dobësi këtë sezon pasi në katër takimet e para në Serie A ka mundur që të fitojë vetëm dy duke humbur dy të tjera, të cilat i kishte përballë skuadrave më të forta siç ishin Roma dhe Milani. Edhe për ekipin kuqeblu mund të flitet për një nisje sezoni zhgënjyes duke parë se çfarë arriti të bënte një vit më parë.