Wednesday, 29. April 2026
Sport

Europa League ’25-’26 në RTSH/ Enea Jorgji do të gjykojë ndeshjen mes Viktoria Plzen dhe Malmos

GS 30/09/2025 1 Min. Lesezeit

UEFA ka bërë me dije se do të jetë një ekip shqiptar, ai që do të gjykojë ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Ligës së Europës ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Viktoria Plzen dhe Malmo.

Kryesori Jorgji do të ndihmohet nga vijërojtësit Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Ndërsa arbitër i katërt do të jetë Florian Lata.

Në dhomën e VAR do të ulet Luca Pairetto, i cili do të ndihmohet nga Kreshnik Barjamaj.  

Teilen: