Monday, 10. August 2026
Sport

Europa League, Egnatia- Shamrock Rovers në RTSH

GS 10/08/2026 1 Min. Lesezeit

Pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë në Irlandë, Egnatia do të synojë përmbysjen e madhe të enjten në mbrëmje përballë Shamrock Rovers, që të sigurojë një vend në fazën e Play Off-it të Europa League.

Një mision i vështirë, por jo i pamundur për kampionët e Shqipërisë, që të enjten në mbrëmje në orën 21:00 në “Egnatia Arena”, do të synojnë një kualifikim historik.

Ndeshja Egnatia- Shamrock Rovers do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Teilen: