Thursday, 19. February 2026
Futboll

EUROPA LEAGUE: Fenerbahce turpërohet në shtëpi. Celta Vigo, Bologna dhe Genk me fitore të rëndësishme në transfertë

GS 19/02/2026 2 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e para për sot në Europa League, takimet e para të vlefshme për play-off. Në Stamboll, Fenerbahce e drejtuar nga Domenico Tedesco është mposhtur 0-3 nga Nottingham Forest. Për anglezët shënuan Murillo 21′ Igor Jesus 43′ dhe i ylli i ekipit, Morgan Gibbs-White, në pjesën e dytë, në minutën e 50-të.

Bologna fitoi 0-1 në transfertën delikatë në Norvegji ndaj Brann. Për italianët shënoi Santiago Castro në minutën e 9-të, pas një aksioni dhe insistimi të gjatë.

Në Selanik, PAOK është mundur 1-2 nga Celta Vigo. Për spanjollët shënoi fillimisht i zakonshmi Iago Aspas në minutën e 34-të, pas një topi të humbur nga vendasit. Swedberg dyfishoi shifrat në minutën e 43-të. Grekët ngushtuan shifrat me Jeremejeff në minutën e 77-të.

Genk po ashtu mori një fitore të rëndësishme në transfertë, 1-3 ndaj Dinamo Zagreb. Belgët shënuan dy gola të shpejtë me Heynen 15′ dhe El Ouhadi 20′. I pari shënoi me kokë, pas krosimit që erdhi nga goditja e këndit, i dyti pas një kundërsulmi model. Dion Beljo ngushtoi shifrat për kroatët, në fund të pjesës së parë. El Ouhadi shënoi në shtesë golin e dytë personal dhe të tretin për Genk, duke vulosur fitoren 1-3. Arbër Hoxha e nisi si titullar dhe luajti për 71 minuta, por pa arritur të gjejë dot golin.

Teilen: